Build Skills with our trainings

Sign up now!

KEK: Stabilizohet situata e furnizimit me energji elektrike pas rikthimit të bllokut B2 dhe A3

Sht 1, 2022

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) njofton se pas një angazhimi maksimal të ekspertëve, menaxhmentit dhe gjithë punonjësve të korporatës sot ka përfunduar remonti i rregullt në njësinë prodhuese B-2, kjo njësi tashmë është duke prodhuar rreth 260 MW/h.

Njëherësh mëngjesin e sotëm ka përfunduar edhe sanimi i rrjedhjeve të ujit në njësinë A-3, kjo njësi gjithashtu është kthyer në prodhim me kapacitet prej rreth 130 MW/h.

Korporata Energjetike e Kosovës ju siguron që do të vazhdojë me përkushtim t’i përfundojë edhe remontet e rregullta në njësitë tjera konform planit në mënyrë qe deri në fillim të sezonit dimëror të operojë me dy njësi të TC-A dhe dy njësi të TC-B me kapacitet prej rreth 800 MW/h, thuhet në postimin në Facebook të KEK-ut.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM