Muaji shtator fillon me pastërti dhe mbrojtje të shëndetit publik. Sot, vullnetarë të shumtë iu bashkuan aksionit për pastrimin e liqenit të Batllavës nga mbeturinat.
Ky aksion u organizua nga Organizata joqeveritare ” Let’s do it Kosova “, KRU ” Prishtina” sh.a., Orbico group sh.p.k. dhe banorë të fshatrave përreth liqenit.
Duke e ditë rëndësinë e këtij liqeni që furnizon me ujë të pijshëm shumë qytete e fshatra, u realizua suksesshëm ky aksion.
KRU” Prishtina” sh.a. falënderon të gjithë pjesëmarrësit vullnetar të cilët pa kushte po kontribuojnë në ruajtjen dhe mbrojtjen e burimeve të ujit, thuhet në komunikatën për media e KRU Prishtina.






