Manifesta 14 njofton se Radio Otherwise është një program në radio online që i dedikohet tregimit kolektiv.
Përgjatë programit të Manifesta 14 Prishtina, do të shfaqen kontribute të ndryshme për Radio Otherwise që do të transmetohen në kanale radiofonike vendore.
Programi nis me kontributin e artistëve si Anna Bromley me “A voice exists in voicing” (Një zë që ekziston në zërim) si dhe të Susan Philipsz me Kolektivin Radio International, projekti i të cilëve Radio International është bashkangjitur në Grand Hotel Prishtina dhe në kioskën K67 të restauruar nga Ilir Dalipi në sheshin “Zahir Pajaziti”.
Radio Otherwise është projekt në vijim në Qendrën për Praktikë Rrëfyese dhe ju ftojmë të na bashkoheni në formësimin e programeve të reja të cilat do të vazhdojnë edhe pas bienales, thuhet në postimin në Facebook të Manifesta 14 Prishtina.
Vizitoni uebfaqen tonë sot, gjatë ditës, për lançimin e radios dhe për dëgjuar kontributin e sjellë nga Anna Bromley: https://manifesta14.org/sq/news/radio-otherwise-launch/






