Build Skills with our trainings

Sign up now!

Osmani diskuton për rolin e rëndësishëm të parlamentarëve të Çekisë në PA të KE, ku na duhet përkrahje

Sht 1, 2022

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë vizitës në Republikën Çeke, ka takuar sot kryetaren e Dhomës së DeputetëveMarkéta Pekarová Adamová. 

Sikurse edhe në takimet e tjera me zyrtarë të lartë të shtetit çek, edhe në këtë takim presidentja Osmani ka kërkuar përkrahje për procesin e liberalizimit të vizave dhe avancimin e agjendës evropiane të Republikës së Kosovës në përgjithësi.

Presidentja ka ritheksuar se Kosova prej disa vjetësh ka plotësuar kriteret për liberalizim vizash, ndaj ka kërkuar mbështetjen çeke që ky proces të përmbyllet nën Presidencën çeke të Këshillit të BE-së.

Të njëjtën përkrahje, presidentja e kërkoi edhe për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës, Partneritetin për Paqe e më pas edhe në NATO. 

Ajo në veçanti diskutoi për rolin e rëndësishëm të parlamentarëve të Çekisë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, ku do të na duhet përkrahje për shtyrjen përpara të procesit të anëtarësimit të Kosovës. 

Në takim me Pekarová Adamová, presidentja Osmani, u ndal edhe te marrëdhëniet dypalëshe, duke diskutuar për fusha të ndryshme në të cilat mund të thellohen mëtej raportet dhe në këtë kontekst përmendi miqësinë e hershme të Kosovës me Republikën Çeke, që nga vitet e 80-ta dhe përkrahjen e palëkundur që Çekia ka dhënë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Presidentes.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM