Build Skills with our trainings

Sign up now!

AKK: Qeveria dhe BSPK duhet të dialogojnë, që të zhbllokohet situata dhe greva të përfundojë

Sht 2, 2022

Këshilli i Kryetarëve të Asociacionit të Komunave të Kosovës ka mbajtur takimin urgjent në lidhje me situatën e rëndë aktuale sa i përket grevës së përgjithshme, si në sistemin arsimor dhe atë të shërbimit civil në nivel lokal.

Kryetarët e Komunave edhe një herë shprehën pakënaqësinë e tyre në lidhje me situatën e krijuar, ku theksuan se një gjë e tillë shkakton pakënaqësi të thella dhe pengesa të vazhdueshme në ofrimin e shërbimeve për qytetarët.

Kryetarët shprehën angazhimin dhe ndërmarrjen e të gjitha përgatitjeve për fillimin e vitit të ri shkollor, mirëpo kjo gjendje e jashtëzakonshme, ka burimin nga mungesa e dialogut të mirëfilltë të qeverisë dhe sindikalistëve.

Andaj, Këshilli i Kryetarëve vlerëson se përgjegjësit kryesor të këtij tensionimi në mes palëve, në këtë rast Qeveria dhe BSPK-ja duhet të dialogojnë në mënyrë që të zhbllokohet situata dhe greva të përfundojë, dhe që të gjitha institucionet të kthehen në normalitetin dhe punën e tyre.

Komunat janë ato, të cilat po i bartin pasojat e kësaj situate të rënduar, sikurse është presioni ndaj DKA-ve dhe ZKF-ve, në dorëzimin e listave të zyrtarëve komunal të cilët janë pjesë e grevës së përgjithshme.

Po ashtu Këshilli i Kryetarëve kërkon që MFT dhe MASHTI të mos ndërhyjë dhe ta largoj presionin nga komunat duke kërkuar listat e grevistëve sepse po shkakton diferencimin e individëve e cila shikohet si një tendencë e rrezikshme.

Po ashtu kryetarët e Komunave janë të shqetësuar më ekzekutimin selektiv të pagave për sektorin publik në nivel lokal dhe kjo po shihet si formë presioni dhe ndëshkimi i punonjësve të cilët gjatë kësaj periudhe kanë qenë duke i kryer obligimet e tyre ditor.

Në rast se deri më datë 5 shtator 2022, nëse një gjë e tillë nuk realizohet atëherë Komunat janë të detyruara të shqyrtojnë mundësitë për marrjen e masave të tjera ligjore për mosekzekutim të pagave nga Ministria e Financave, thuhet në postimin në Facebook të AKK-së.

 

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM