Build Skills with our trainings

Sign up now!

MAPL: Lansohet platforma për shërbime komunale E-KOMUNAT

Sht 2, 2022

Në kuadër të portalit shtetëror është lansuar platforma për shërbime komunale E-KOMUNAT që në këtë fazë përfshinë shërbimet administrative të lëshuara nga autoritetet komunale për qytetarët dhe bizneset.

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal – MAPL që nga viti 2021 ka qenë e angazhuar që të jetësohet programi i saj për digjitalizimin e shërbimeve që ofrojnë komunat dhe aktiviteteve të tyre.

Me këtë rast e falënderojmë International Financial Cooperation, agjenci kjo që funksionon në kuadër të Bankës Botërore në Kosovë për mbledhjen e të dhënave, analizimin dhe digjitalizimin fillimisht të shërbimeve administrative të Komunës së Prizrenit dhe Lipjanit për këtë fazë duke vazhduar me faza tjera ku do të përfshihen 38 komunat e Republikës së Kosovës.

MAPL, gjithashtu falënderon dhe Zyrën për Planifikim Strategjik në kuadër të Zyrës së Kryeministrit dhe Agjencinë e Shoqërisë së Informacionit për mbështetjen në arritjen e këtij objektivi strategjik afatgjatë të ministrisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Platforma E-KOMUNAT është objektivë strategjike e MAPL-së dhe aktivitet në kuadër të Programit për Parandalimin dhe Zvogëlimin e Barrës Administrative 2022-2027, si dhe parashihet t‘i ketë të digjitalizuara të gjitha shërbimet, aktivitete dhe procedurat komunale, thuhet në komunikatën për media e MAPL-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM