Build Skills with our trainings

Sign up now!

MASHTI: Vdes prof.dr. Vedat Kiseri

Sht 3, 2022

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHTI) bën të ditur se ka vdekur prof. dr. Vedat Kiseri.

Profesor Kiseri ishte ndër ata intelektualë që tërë jetën e vuri në dispozicion të arsimimit të gjeneratave të reja dhe zhvillimit të arsimit, duke dhënë kontribut të madh si profesor apo në pozita drejtuese në Universitetin e Prishtinës, në Universitetin e Prizrenit, por edhe në përkthimin e shumë poezive nga gjuha angleze.

MAShTI dhe ministrja Arbërie Nagavci shprehin ngushëllime të sinqerta familjes Kiseri, të afërmve, miqve, bashkëpunëtorëve e studentëve të Prof.dr. Vedat Kiserit, thuhet në postimin në Facebook të MAShTI-t.

 

 

Telegram ngushëllimi

 

Me pikëllim të madh e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të profesorit universitar Prof.dr. Vedat Kiseri.

 

Profesor Kiseri ishte ndër ata intelektualë që tërë jetën e vuri në dispozicion të arsimimit të gjeneratave të reja dhe zhvillimit të arsimit, duke dhënë kontribut të madh si profesor apo në pozita drejtuese në Universitetin e Prishtinës, në Universitetin e Prizrenit, por edhe në përkthimin e shumë poezive nga gjuha angleze.

 

Vlerat e tij intelektuale e njerëzore do të mbesin përgjithmonë në kujtimet e shumë gjeneratave të studentëve dhe bashkëpunëtorëve të tij, ndërsa vepra e tij i takon historisë së arsimit shqiptar si trashëgimi e vlefshme.

 

Në emër të MAShTI u shpreh ngushëllime të sinqerta familjes Kiseri, të afërmve, miqve, bashkëpunëtorëve e studentëve të Prof.dr. Vedat Kiserit.

 

Pushofsh në paqe, profesor Kiseri!

 

Arbërie Nagavci, Ministre e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit.

 

 

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM