Build Skills with our trainings

Sign up now!

KMDLNj: Prokuroria e Shtetit të hetojë kërcënimet ndaj kryetarit të SBAShK-ut, Jasharaj

Sht 3, 2022

KMDLNj fton Prokurorinë e Shtetit të nisë hetimet për kërcënimet që po i bëhen Rrahman Jasharajt e që mund t’i rrezikojnë jetën si dhe familjen. Si dëshmi për nisje të hetimeve mund të merren postimet e Elvis Hoxhës, Hysamedin Ferraj dhe debatet në mediat në Kosovë. Mund edhe mos të pajtoheni me grevën dhe me Rrahman Jasharajn por duhet të respektoni të drejtat e tyre njerëzore e që në rastin konkret po shkelen në mënyrë flagrante.

KMDLNj vlerëson se grevat duhet të jenë mjet i skajshëm dhe duhet të përdoren të gjitha mundësitë tjera para se të shkohet në grevëdhe përkrah  çdo grevë që organizohet në përputhje me ligjin dhe greva e SBASHK-ut ështe në përputhje të plotë me ligjin. Ndërkaq, sa i përket orientimit kombëtar të Rrahman Jasharaj, duhet të jeni i çmendur e të besoni çka thotë Elvis Hoxha.

Qeveria as që ka treguar interesim të vendosë një dialog social dhe të bashkëpunimit me SBASHK-un, përkundrazi, me të gjitha mjetet është përpjekur ta thyejë grevën duke e përçarë sindikatën për ta futur pastaj nën kontrollë. Reagimi i presidentes është i vonuar, shumëkuptimësh dhe nuk lë shpresë që donë vërtetë të kontribuojë në tejkalimin e situatës përveç se bënë përpjekje të sigurojë një strategji dalëse, pa pasoja, për Qeverinë e Kosovës.

Të drejtat e njeriut, të drejtat e organizimit dhe veprimit sindikalist nuk kanë alternativë tjetër për një vend me demokeaci e aq më pak kërcënimin dhe shantazhimin me të cilat populli i Kosovës ishte përballur shumë herë por nuk është pajtuar pavarësisht çmimit që e ka paguar. Kosova ka shumë probleme tjera për t’u marrë me njëri-tjetrin, thuhet në komunikatën për media e KMDLNj-së.

 

Pas fillimit te grevës e organizuar nga SBASHK -u, në mënyrë të organizuar nisi një linçim publik medial ndaj Rrahman Jasharaj.

 

Me vendim të Qeverisë së Kosovës grevistëve nuk iu ekzekutua pagesa për muajin gusht shkaku se ministri i financave kishte kërkuar lista diferencuese dhe denoncuese, si kusht për të lëshuar rrogat. Me këtë rast e pësuan edhe ata që nuk ishin pjesë e grevës. Kjo ngriti tensione dhe nxiti reagime ku fjalori fare nuk kontrollohej.

 

Reagimet që vinin nga bartësit e pushtetit ishin kryesisht të drejtuara ndaj Rrahman Jasharajt dhe udhëheqësve tjerë të SBASHK-ut, duke i kërcënuar edhe me ndjekje penale.

 

Ndërkaq, një këshilltar i kryeministrit Kurti, Elvis Hoxha, nga Tirana akuzoi Jasharajn se, si anëtar i një partie serbe po i organizon protestat sikur që qytetarët i Kosovës i quajti kosovaristë duke shfaqur urrejtje raciste ndaj shqiptarëve të Kosovës dhe duke e rrezikuar jetën e Rrahman Jasharajt pasi e cilëson si anëtar i një partie serbe. Elvis Hoxha këtë e bën me qëllim të keq, nga pozita e një keqbërësi që merr para pa punuar asgjë apo, më mirë thënë për të përhapur urrejtje raciste.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM