Build Skills with our trainings

Sign up now!

RrGK dhe strehimoret reagojnë në komentet e KGJK e KPK për punën e organizatave joqeveritare

Sht 3, 2022

Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) dhe të gjitha Strehimoret e Kosovës reagojnë ndaj Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK) dhe Këshilli Prokurorial të Kosovës (KPK) ndaj reagimit të fundit.

Që nga themelimi i tyre dhe deri tani organizatat joqeveritare dhe strehimoret kanë qenë gjithmonë aty për të gjitha viktimat e dhunës në baza gjinore, edhe në rastet kur policët, prokurorët dhe gjyqtarët kanë shkelur ligjin dhe nuk iu kanë dalë në ndihmë viktimave të dhunës në baza gjinore.

Gjuha e përdorur e KGJK-së dhe KPK-së si “në mëshirën e OJQ-ve”, ul rëndësinë dhe përçmon punën që OJQ-të kanë bërë deri tani qoftë me këshillim, përfaqësim, monitorim dhe strehim të viktimave të dhunës me bazë gjinore. Viktimat e dhunës në baza gjinore nuk ndjehen të sigurta dhe nuk gjejnë përkrahje e ndihmë në institucionet e Kosovës sepse deri tani institucionet tona kanë dëshmuar se si dështojnë të mbrojnë ato.

Rasti i fundit na tregon edhe njëherë dështimin e institucioneve në mbrojtje dhe sjellje të drejtësisë për gratë. Prandaj, viktimat e dhunës në baza gjinore gjejnë dhe kanë gjithmonë përkrahjen e organizatave joqeveritare.

Institucionet e drejtësisë duhet te bashkëpunojnë me organizata joqeveritare pasi që janë këto të fundit të cilat janë gjatë gjithë kohës në terren, takohen me viktima të dhunës në baza gjinore çdo ditë, njohin nevojat e tyre, kane ekspertizë gjinore edhe ndjeshmëri gjinore, të nevojshme për trajtimin e rasteve sipas kërkesave te Konventës se Stambollit dhe njohin shkeljet e gjyqtarëve dhe prokurorëve në çdo rast që kanë trajtuar deri tani.

Strehimoret, po ashtu kane përvojë të gjatë në njohjen dhe evidentimin e neglizhencës institucionale, sidomos nga ana e gjyqtarëve, prokurorëve, dhe policisë, si pasojë e të cilës puna e tyre dhe siguria e tyre rrezikohet përditë!

Prandaj, RrGK thërret në koordinim dhe bashkëpunim ndër-institucional, në sigurimin e trajtimit të drejtë të viktimave të dhunës në baza gjinore.

RrGK do të vazhdojë punën në këshillim ligjor, përfaqësim dhe monitorim në gjykata për të gjitha rastet e dhunës në baza gjinore, thuhet në komunikatën e RrGK-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM