Build Skills with our trainings

Sign up now!

Çeku: Etno Fest, vlerë kulturore dhe potencial turistik i vendit, duke ruajtur e promovuar traditat tona

Sht 4, 2022

Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku ka njoftuar se në fsahtin Kukaj është hapur Festivali Etno Fest, një koncept i shkëlqyer që shërben si shembull se si mund të transformohet një hapësirë për t’i shtuar vlerë kulturore dhe potencial turistik një vendi, duke ruajtur dhe promovuar traditat tona.

Çeku në postimin e tij në Facebook ka përgëzuar drejtuesin e festivalit, Fadil Hysaj dhe ekipin për punën e palodhshme që kanë bërë që ky festival të rritet çdo vit dhe të shndërrohet në vlerë artistike për vendin tonë.

 

Mes bukurive të natyrës së fshatit Kukaj, mbrëmë shijuam çdo moment të programit artistik të Etno Fest, festival ky që ka sjellë një model të ri të menaxhimit të hapësirave kulturore në vend.

 

Një koncept i shkëlqyer që shërben si shembull se si mund të transformohet një hapësirë për t’i shtuar vlerë kulturore dhe potencial turistik një vendi, duke ruajtur dhe promovuar traditat tona.

 

Ishte kënaqësi e veçantë të ndjekim perfomancat, shfaqjen, ekspozitat dhe programin që ishte i paraparë për natën e parë dhe që do të vazhdojë edhe për disa ditë të tjera.

 

Përgëzime për drejtuesin e festivalit, Fadil Hysaj dhe ekipin për punën e palodhshme që kanë bërë që ky festival të rritet çdo vit dhe të shndërrohet në vlerë artistike për vendin tonë.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM