Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kryeministri Kurti: Nënë Tereza, nëna e gjithë botës

Sht 4, 2022

Në shënim të 6- vjetorit të shenjtërimit dhe 25- vjetorit të kalimit në amshim të Nënë Terezës, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe Presidentja Vjosa Osmani vizituan Shtëpinë e motrave të Nënë Terezës në Pejë.

Nënë Tereza, me punën e saj të pamatshme, me sakrificën e saj të jashtëzakonshme, me dashurinë e saj të pakrahasueshme, nuk ka kërkuar as shpagim e as shpërblim. U bë nëna e gjithë botës dhe na e shtoi krenarinë neve, si popull e si komb, prej gjirit të së cilit doli ajo, tha Kryeministri Kurti.


Ai tha se sot po e përkujtojmë Nënën Terezë, jo vetëm për angazhimin sakrifikues të saj, jo vetëm për kontributin e saj human, por njëkohësisht edhe si ideal që duhet ta ndjekim secili prej nesh, kur duam t’i shërbejmë popullit edhe qytetarëve.

Kryeministri Kurti falënderoi Ipeshkvin Don Lush Gjergji dhe motrat e Nënës Terezë për pritjen. 

Vizita e sotme ishte në kuadër të “Ditëve të Nënë Terezës”, që po organizohen nga Qeveria e Republikës së Kosovës. Gjatë këtyre ditëve janë mbajtur aktivitete të shumta edukuese e kulturore, që do të përmbyllen nesër mbrëma, me koncertin e Filarmonisë së Kosovës, në Prishtinë, në katedralen që mbanë e Nënë Terezë, thuhet në komunikatën për media e ZKM-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM