Manifesta 14 njofton se Yael Davids jeton dhe punon në Amsterdam. Punimi i saj paraqitet në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës dhe praktika e saj bazohet në një fjalor skulpturor dhe performues, në të cilën trupi kuptohet si një enë ku dija, kujtesa dhe shprehitë janë të arkivuara dhe të jetësuara në përditshmëri.
Si një instruktore e trajnuar në Metodën Feldenkrais, Davids shpesh përdor këtë metodë si mjet për të shqyrtuar se si forcat psikologjike dhe fizike ndikojnë perceptimin, lëvizshmërinë, ndërlidhjet dhe vetëdijësimin, thuhet në postimin në Facebook të Manifesta 14 Prishtina.
Learning to Read – A Physical Act, 2022, © Yael Davids with André van Bergen. Photo ©Manifesta 14 Prishtina / Ivan Erofeev, Atdhe Mulla






