Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka njoftuar se protesta e së mërkurës kundër përdhunimit të 11 vjeçares nga 5 djem e burra, kanë çuar deri tek informata të reja që e dyfishojnë fajin e shtetit në këtë krim.
Të premten u arrestuan edhe 6 burra tjerë të cilët në qershor e kishin trafikuar, e kishin dhunuar dhe e kishin shfrytëzuar për shërbime seksuale të miturën. Përkundër kësaj, pa llogaridhënie prej Prokurorisë së Shtetit që kanë dështuar ta mbrojë viktimën dhe ta parandalojë përdhunimin e saj në gusht.
Ne po e vazhdojmë protestën tonë para KPK-së. Ne do të vazhdojmë të qëndrojmë deri sa të marrim përgjigje nga KPK- për kërkesën tonë për shkarkim të kryeprokurorit te Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kujtim Munishi. Na u bashkoni!
Qeveria ka njoftuar se ka nisur punën për kërkesat e tyre, Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist e mirëpret këtë dhe do të qëndrojnë mbrapa kërkesave deri sa gjitha të realizohen, thuhet në postimin në Facebook të Kolektivit për Mendim dhe Veprim Feminist.
Në anën tjetër, Qeveria sot na njoftoi që ka nisur punën për kërkesat tona. Ndonëse e mirëpresim këtë, ne do t’i qëndrojmë mbrapa të gjitha kërkesave tona deri sa të gjitha të realizohen.
Në këto kushte, protesta e sotme nuk mund të ndalet tek Qeveria. Ajo do të vazhdojë drejt KPK-së, ku do të kërkojmë shkarkimin e Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kujtim Munishi.
Sa më shumë prej nesh, aq më të forta/ë jemi!






