Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kryeministri Kurti: Nënë Tereza afirmoi kombin tonë, sepse sakrifica është edhe vlerë tradicionale e popullit shqiptar

Sht 5, 2022

Në 25-vjetorin e shkuarjes në amshim të Nënë Terezës, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu dhe Kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca, bënë homazhe te shtatorja e saj në Prishtinë.

Nga një bijë e popullit tonë, ajo u bë nëna e gjithë botës dhe sot ne teksa e kujtojmë atë dhe e nderojmë figurën e saj, njëkohësisht edhe e afirmojmë shembullin, që duhet të ndjekë gjithsecili, duke punuar me dashuri dhe sakrificë për të mirën e të gjithëve, tha Kryeministri Kurti.

Nëna Terezë dha gjithçka nga vetja e saj dhe nuk i mori asgjë botës, tha ai, duke shtuar se në këtë mënyrë, ajo afirmoi edhe kombin tonë, sepse sakrifica është edhe vlerë tradicionale e popullit shqiptar, thuhet në komunikatën për media e ZKM-së.

 

Dje shënuam 6-vjetorin e shenjtërimit të Nënës Terezë, ndërkaq sot po shënojmë 25-vjetorin e shkuarjes së saj në amshim.

 

Jeta e Nënës Terezë është vepra për gjithë njerëzimin dhe shembull për njeriun. Nga një bijë e popullit tonë, ajo u bë nëna e gjithë botës dhe sot ne teksa e kujtojmë atë dhe e nderojmë figurën e saj, njëkohësisht edhe e afirmojmë shembullin, që duhet të ndjekë gjithsecili, duke punuar me dashuri dhe sakrificë për të mirën e të gjithëve.

 

Nëna Terezë dha gjithçka nga vetja e saj dhe nuk i mori asgjë botës.

 

Në këtë mënyrë, ajo afirmoi edhe kombin tonë, sepse sakrifica është edhe vlerë tradicionale e popullit shqiptar.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM