Build Skills with our trainings

Sign up now!

Manifesta 14: Metodologjia e ETEA-s, ndërhyrja artistike gjendet në Shtëpinë-Shkollë Hertica

Sht 5, 2022

Manifesta 14 njofton se Shtëpia-Shkollë Hertica u shndërrua në një hapësirë për rezistencë paqësore në vitin 1990, kohë në të cilin priti qindra nxënës e mësues brenda hapësirave të saj.

Në fillim të viteve 1990 shumë gjimnazistë dhe studentë kosovarë e shqiptarë nuk u lejohej hyrja në institucione arsimore. Alternativa, e cila i lejonte të rinjtë të vazhdonin shkollimin, ishte përdorimi i shtëpive dhe banesave private që u shndërruan në hapësira arsimore.

Metodologjia e ETEA-s, ndërhyrja artistike e të cilëve gjendet në Shtëpinë-Shkollë Hertica, ka në fokus ndërhyrjet në infrastrukturë, arte, kërkim shkencor dhe trajnim.

Në këtë hapësirë ata paraqesin dhjetë intervista të historisë gojore me njerëz që ishin pjesë e sistemit, midis tyre ish-nxënës, mësues, mjekë dhe politikanë, video-instalimi Shkolla pa Shkollë ndihmon në përgatitjen e shtegut për muzeun e ardhshëm.

Ndërmjetësuesit tanë po organizojnë guida të hapura falas për këtë hapësirë dhe ndërhyrje artistike. Ju lutemi shihni programin tonë javor për detaje dhe për të marrë pjesë, thuhet në postimin në Facebook të Manifesta 14 Prishtina.

 

School without School, 2022, © ETEA. Photo © Manifesta 14 Prishtina / Majlinda Hoxha, Atdhe Mulla

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM