Build Skills with our trainings

Sign up now!

MAShTI: 60.2 % e maturantëve kaluan Provimin e Maturës në afatin e gushtit

Sht 6, 2022

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka bërë shpërndarjen e rezultateve të Provimit të Maturës në shkolla, sipas të cilave 2384 nxënës apo 60.2% maturantë kanë kaluar me sukses këtë test në afatin e gushtit. Arritshmëria mesatare në test është 43.2%.

Provimi i Maturës është organizuar më 27 gusht 2022, në 59 qendra të testimit, ndërsa në këtë proces janë angazhuar 177 komisionerë, 70 mbikëqyrës, 50 vëzhgues nga organizata rinore KYC, si dhe 600 administrues.

Provimin e kanë paraqitur 5084 nxënës, por në test kanë hyrë 3958 prej tyres. Nga testi për shkak të përdorimit të telefonit janë larguar 21 nxënës, thuhet në faqen zyrtare të MAShTI-t.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM