Build Skills with our trainings

Sign up now!

Presidentja Osmani në Mamushë: Pavarësia ekonomike e grave, shtysë për zhvillimin e shoqërisë dhe shtetit në përgjithësi

Sht 6, 2022

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në vazhdën e vizitave nëpër komuna, sot ka vizituar Mamushën.

Në takim me kryetarin Adbdülhadi Krasniç, presidentja Osmani është njoftuar për zhvillimet në këtë komunë, mundësitë zhvillimore dhe sfidat, me theks të veçantë mungesën e ujit për pije. Ajo ka falënderuar qytetarët e kësaj komune, të cilët janë shembull i integrimit dhe i bashkëjetesës në Republikën e Kosovës.

Derisa është përgjigjur në një pyetje të mediave në lidhje me grevën në arsim, Osmani ka ritheksuar nevojën e menjëhershme të fillimit të mësimit.

“…Ju bëjë thirrje të gjithë mësimdhënësve që t’i hapin dyert e shkollave që mos t’ua mohojnë nxënësve tanë, më të çmuarve tanë të kësaj republike, të drejtën kushtetuese në arsim”, ka theksuar Osmani.

Gjatë qëndrimit në Mamushë, presidentja Osmani ka vizituar edhe Qendrën për fuqizimin e grave, në të cilën gra të kësaj komune ndjekin kurse për zanatin e rrobaqepëses dhe të qëndisjes.

“Pavarësia ekonomike e grave është shtysë kryesore për zhvillimin e shoqërisë, por edhe të shtetit në përgjithësi”, ka theksuar Presidentja Osmani, duke e çmuar përpjekja e grave të kësaj komune.

Në këtë vizitë, presidentja Osmani vizitoi edhe fabrikën e prodhimit të thasëve “Birlik”, një rrëfim suksesi në këtë biznes familjar, në të cilin shumica e të punësuarve janë gra.

Presidentja Osmani e përmbylli vizitën në Mamushë me një vizitë në serrën e Selajdin Mazrek. Ajo ka vlerësuar punën e çmueshme të tij në një kohë sfiduese jo vetëm për bujqit, të cilët janë goditur nga rritja zingjirore e çmimeve, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Presidentes.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM