Build Skills with our trainings

Sign up now!

Transportonte drogë në një bunker të kamufluar, arrestohet nga antidroga e PK-së

Sht 6, 2022

Hetuesit e Sektorit qendror të antidrogës në Prishtinë pas një pune hetimore dhe punës operative në teren kanë arritur deri tek informacionet relevante, ku dyshohej se një person është në posedim, gjegjësishtë është duke bërë transportimin e një sasie të substances narkotike të llojit “Marihuanë” me automjet.

Menjëherë janë ndërmarr veprime të nevojshme dhe personi i dyshuar shtetas shqiptar është takuar në rrugën Prizren-Prishtinë, në afërsi të Komoranit me automjetin-kombi (furgon) Mercedes ngjyrë të bardhë. Njësitet policore dhe ato të antidrogës në bashkërendim, konkretisht NjKA (Njësia e Kontrollit të Autostradës) ka ndaluar automjetin e lartcekur kombi (furgon) afër rrethit të autostradës në hyrje të Fushë Kosovës. Është kryer kontrolla fillestare nga zyrtarët e trafikut dhe pas dyshimeve të ngritura është bërë një kontrollë më e detajuar nga hetuesit e Sektorit qendror të antidrogës ku është arritur të zbulohet një bunker (vend i kamufluar për narkotikë) në pjesën e prapme të ulëseve, ku në brendi të saj (bunkerit) kishte narkotikë të dyshuar të llojit Marihuanë.

Me urdhër të prokurorit, automjeti-kombi (furgon) është dërguar për kontrollë më të detajuar nga njësitet kompetente të Policisë së Kosovës, dhe nga bunkeri janë nxjerr dhe sekuestruar 12 paketime të plastikës me substancë të dyshuar narkotike të llojit Marihuanë.

Gjithashtu, si dëshmi nga i dyshuari janë sekuestruar: 60.450 Lekë Shqiptar, 329 euro, 250 funta të Anglisë si dhe dy telefona celuar Nokia me sim kartelë të Kosovës, kurse një Iphone me sim kartelë të Shqipërisë.

Pas matjes së 12 paketimeve me narkotikë pasha e tyre ka rezultuar të jet: tetë kilogram e 740 gramëve.

I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit pas intervistimit nga hetuesit e antidrogës ndalohet për 48 orë për procedura të mëtejme.

Gjithashtu, sot në një operacion tjetër policor të antidrogës në Prizren me urdhër të organeve të drejtësisë është realizuar një bastisje me që rast është arrestuar një person i dyshuar i cili ndodhej në kërkim, si dhe janë sekuestruar dëshmi relevante për procedurë ligjore.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në parandalimin e të gjitha dukurive negative dhe veprave penale në vend, në veçanti luftë e pa kompromis po zhvillohet dhe do të zhvillohet ndaj atyre që merren me abuzimin e substancave narkotike apo drogave, thuhet në postimin në Facebook të PK-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM