Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kurti takon hulumtues të lartë në Këshillin Atlantik, diskutojnë për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë

Sht 7, 2022

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti takoi sot hulumtuesit e lartë në Këshillin Atlantik (Atlantic Council), Damir Marusic dhe Rachel Rizzo.

Përgjatë takimit, u diskutua për situatën e përgjithshme politike në Kosovë dhe për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe angazhimin e Republikës së Kosovës për një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme me njohje reciproke në qendër të saj. Kryeministri Kurti dhe hulumtuesit e lartë Marusic dhe Rizzo ndanë këndvështrimet e tyre edhe mbi agresionin dhe invazionin rus në Ukrainë, pasojat për kontinentin e Evropës dhe sigurinë e rajonit.

Si një nga vendet e para që iu është bashkëngjitur sanksioneve të BE-së, ShBA-së dhe Britanisë së Madhe kundër Federatës Ruse, kryeministri Kurti u shpreh se Republika e Kosovës ka dëshmuar edhe një herë se është aleate e vlerave demokratike dhe partnere e aleancës euro-atlantike të cilës synon dhe duhet t’i bashkohet.

Me seli qendrore në Washington D.C., Këshilli Atlantik, i themeluar me 1961, është një think-tank amerikan që mbulon fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare, thuhet në komunikatën për media e ZKM-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM