Build Skills with our trainings

Sign up now!

MKRS: Me koncertin nga Kori dhe Orkestra e Filharmonisë së Kosovës u përmbyllën “Ditët e Nënë Terezë”

Sht 7, 2022

Me një koncert nga Kori dhe Orkestra e Filharmonisë së Kosovës u përmbyllën “Ditët e Nënë Terezës”. Koncerti që u mbajt në Qendrën “BogdaniPolis” kishte një program të pasur artistik, kushtuar Shën Nënë Terezë.

U hap me ‘Vals Hyjnor – Himn për Nënë Terezën’ të kompozuar nga Genc Tukiçi në interpretim të sopranos Adelina Paloja ndërsa u interpretuan edhe veprat ‘Nënë Tereza’ nga Kreshnik Aliçkaj nga soprano Arta Jashari e Mustafë Ramaj në lahutë dhe “Rilindjes” e kompozitorit Valton Beqiri nën dirigjimin Edon Ramadanit. Mbrëmja u përmbyll me fragmente nga ‘Rekuiemi’ i Mozartit me solistët Kaltrina Miftari (soprano), Diellza Sylejmani (mexosoprano), Granit Musliu (tenor) dhe Armando Likaj (bas), nën dirigjimin e Baki Jasharit.

Të pranishëm ishin presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, ministrja e Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, Ipeshkvi i Kosovës imzot Dodë Gjergji, deputetë, artistë dhe qytetarë.

Me propozim të Ministrisë së Kulturës, Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për shpalljen e 5 shtatorit si Ditën e Humanizmit në Kosovë.

“Ditët e Nënë Terezë” të organizuara nga Qeveria e Kosovës, kanë nisur më 26 gusht dhe për këto ditë ka pasur shumë aktivitete përkujtimore e kulturore, thuhet në postimin në Facebook të MKRS-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM