Build Skills with our trainings

Sign up now!

Nagavci: Shpallet konkursi për regjistrimin e kandidatëve për asistent për fëmijë me nevoja të veçanta arsimore

Sht 7, 2022

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka njoftuar se është shpallur konkursi për regjistrimin e kandidatëve për nivelin e 5-të, për përgatitjen e kuadrit për Asistent për fëmijë me nevoja të veçanta arsimore.

Nagavci në postimin e saj në Facebook ka thënë se në këtë konkurs do të pranohen gjithsej 125 kandidatë në të gjitha komunat.

Kualifikimi do të ofrohet në 5 grupe: në Qendrën e Kompetencës në Ferizaj, Qendrën e Kompetencës “Shtjefën Gjeqovi” në Prishtinë, Qendrën Burimore “Përparimi” në Prishtinë, Qendrën Burimore “Lef Nosi” në Prizren, dhe Qendrën Burimore “Nëna Terezë” në Mitrovicë.

 

Krahas ndarjes së buxhetit po përgatisim edhe kuadro për këto pozita.

 

Derisa këtë vit kemi punësuar 100 asistentë, për vitin e ardhshëm është planifikuar buxheti për punësimin e 300 asistentëve tjerë. Kështu po përmbushim premtimin tonë për punësimin e 400 asistentëve për fëmijët me nevoja të veçanta.

 

Për më shumë detaje gjeni linkun në vijim: MASHT.RKS-GOV.NET

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM