Build Skills with our trainings

Sign up now!

Policia e Kosovës apelon për kujdes në trafikun rrugor

Sht 7, 2022

Policia e Kosovës do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në trafikun rrugor dhe apelon tek shoferët që të bëjnë kujdes gjatë qarkullimit në rrugë.

Në kuadër të realizimit të detyrave ligjore dhe zbatimit të planeve operative; “Sezoni Veror” dhe “Siguria në trafikun rrugor” me qëllim të parandalimit të aksidenteve të trafikut, me theks të veçantë atyre me fatalitet, njësiti policor nga Stacioni policor në Obiliq, ka ndaluar një veturë ku pas matjes së nivelit të alkoolit me alkotest shoferi rezulton se ka 0.85 promil të alkoolit në gjak. Ndaj shoferit janë marr masat ligjore ku të njëjtit i është shqiptuar gjoba prej 200 Euro, 2 pikë negative dhe i është konfiskuar patent shoferi për (6) gjashtë muaj.

Ftohen qytetarët e vendit që të bashkëpunojnë më policinë dhe për të gjitha kundërvajtjet që vërejnë në trafik, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrin pa pagesë 192. Të dhënat e juaja do të trajtohen me konfidencialitet të plotë, thuhet në faqen zyrtare të PK-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM