Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kryeministri Kurti priti në takim lamtumirës presidentin e Sllovenisë, Pahor

Sht 8, 2022

Miqësia, partneriteti dhe aleanca ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Sllovenisë, u theksuan në takimin ndërmjet kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, me presidentin e Republikës së Sllovenisë, Borut Pahor.

Kryeministri Kurti u shpreh mirënjohës për kontributin e Sllovenisë para dhe pas luftës në Kosovë. Ai ritheksoi se Sllovenia është partneri ynë i çmuar pasi ndajmë të njëjtat vlera dhe pikëpamje për paqen dhe sigurinë në rajon dhe më gjerë.

Në këtë takim lamtumirës të tij, presidenti Pahor tha se është gjithmonë nder dhe privilegj të takohet me prijësit e shtetit të bukur të Kosovës. Ndonëse kjo është vizita e tij e fundit në cilësinë e Presidentit të Sllovenisë, ai tha se shpreson të vizitojë sërish Kosovën si mik i vendit tonë.

U bisedua për perspektivën evropiane të rajonit, rëndësinë e Procesit të Berlinit, si dhe rreth ecurisë së bisedimeve në Bruksel dhe hapave të ardhshëm drejt normalizimit të marrëdhënieve mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë.

U theksua përkushtimi i Kosovës për anëtarësim në Bashkim Evropian dhe NATO. Kryeministri Kurti potencoi gatishmërinë dhe përkushtimin e Kosovës për të kontribuar në operacionet dhe projektet e NATO-s. Ai veçoi anëtarësimin në Programin e Partneritetit për Paqe të NATO-s, si një hap shumë të rëndësishëm, për çfarë Presidenti Pahor konfirmoi mbështetjen e Sllovenisë., thuhet në komunikatën për media e ZKM-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM