Build Skills with our trainings

Sign up now!

Manifesta 14: Punimi “Under the Sun-Explain What Happened” nga Flaka Haliti është riinstaluar me mbështetjen e MKRS

Sht 8, 2022

Manifesta 14 njofton se punimi “Under the Sun -Explain What Happened” nga Flaka Haliti është riinstaluar me mbështetjen bujare nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Republikës së Kosovës. Me rastin e riinagurimit të këtij punimi, kemi kënaqësinë t’ju ftojmë në një bisedë publike mes artistes Flaka Haliti dhe kuratores Joanna Warsza sot në orën 18.00 në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve, në Sallën e Kuqe mbi punën e komisionuar nga Manifesta 14 dhe mbi praktikën e përgjithshme të Flaka Halitit. Kjo bisedë është organizuar në bashkëpunim me Autostrada Biennale. Një falënderim i veçantë për Komunën e Prishtinës për mbështetjen në procesin e riinstalimit.

Flaka Haliti është një artiste praktika e së cilës përfshin mix media dhe instalacione hapësinore me një qasje specifike ndaj vendit në të cilin zhvillohen. Në Under the Sun – Explain What Happened, si në shumë nga veprat e saj, artistja mori si pikënisje materialin ndërtimor të gjetur në kontekstin ushtarak. Në këtë rast, materiali që ajo përvetëson dhe përshtat rrjedh nga një bazë e mëparshme e KFOR-it, forcës paqeruajtëse ndërkombëtare të udhëhequr nga NATO në Kosovë. E vendosur pranë qytetit të Prizrenit, ajo është tani shtëpia e Autostradës Hangar, një institucion i ri kulturor që është zhvilluar nga Autostrada Biennale, të cilët e kanë bashkëprodhuar këtë punë, thuhet në postimin në Facebook të Manifesta 14 Prishtina.

 

Under the Sun – Explain What Happened, 2022, © Flaka Haliti. Photo © Manifesta 14 Prishtina / Agon Nimani, Atdhe Mulla, Ivan Erofeev

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM