Build Skills with our trainings

Sign up now!

Presidentja Osmani: Populli i Kosovës është thellësisht i pikëlluar nga lajmi për ndarjen e Mbretëreshës Elizabeth II

Sht 8, 2022

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka shprehur ngushëllime familjes mbretërore dhe popullit britanik për vdekjen e Madhërisë së Saj, Mbretëreshës Elizabeth II.

Presidentja Osmani në postimin e saj në Twitter ka thënë se Madhëria e saj Mbretëresha Elizabeth II ishte një udhëheqëse e vërtetë dhe një grua e jashtëzakonshme që ia kushtoi jetën shërbimit për vendin e saj. Populli i Kosovës është thellësisht i pikëlluar nga lajmi për vdekjen e saj.

 

Qytetarët e Republikës së Kosovës, krahas miliona njerëzve anë e mbanë botës, janë thellësisht të pikëlluar nga lajmi për ndarjen nga jeta të Lartmadhërisë së Saj, Mbretëreshës Elizabeta II.

 

Mbretëresha Elizabeta e udhëhoqi Mbretërinë e Bashkuar me zell, me hir e përulësi dhe e vendosi shërbimin dhe detyrën ndaj vendit të saj mbi çdo gjë tjetër. Ajo ishte një udhëheqëse e vërtetë dhe një grua e jashtëzakonshme.

 

Vdekja e Lartmadhërisë së Saj shënon fundin e një epoke si monarkja më jetëgjatë në historinë e Mbretërisë së Bashkuar, por trashëgimia e Elizabetës së Madhe do të vazhdojë të frymëzojë breza të tërë.

 

Populli i Mbretërisë së Bashkuar na erdhi në ndihmë në ditët tona më të errëta, ndaj sot ne bashkëndjejmë me zemër të rënduar për këtë humbje të madhe së bashku me Familjen Mbretërore dhe të gjithë qytetarët e Mbretërisë së Bashkuar.

 

U prehtë në paqe Lartmadhëria e Saj!

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM