Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka njoftuar se Forcat e Sigurisë së Kosovës dhe Forcat e Armatosura të Shqipërisë, po trajnohen së bashku për garën e patrullimit ushtarak në botë, “Cambrian Patrol” që mbahet në Mbretërinë e Bashkuar.
Mirënjohje e lartë për punën e shkëlqyer të QNTKSH-së në Pomazatin dhe udhëheqësit të saj, John Doone, ka thënë Mehaj në postimin e tij në Facebook.
Një javë tejet sfiduese trajnimi e komandove tona së bashku me vëllezërit nga Forcat e Armatosura të Shqipërisë, në fazën intenzive përgatitore për garën më të famshme të patrullimit ushtarak në botë, “Cambrian Patrol” që mbahet në Mbretërinë e Bashkuar.
Mirënjohje e lartë për punën e shkëlqyer të QNTKSH-së në Pomazatin dhe udhëheqësit të saj, John Doone.
Së bashku gjithmonë jemi më të fortë!






