Policia e Kosovës ka pranuar informacione relevante se në terminal doganor në Prizren përmes një kamioni me targa vendore janë futur në menyrë ilegale në Republikën e Kosovës katër shtetas të huaj.
Menjëherë njësiti policor iu ka përgjigjur informacionit, janë kontaktuar zyrtarët doganor të cilët gjatë kontrollit në kamionin e tipit Mercedes, brenda në rimorkio ku kishte të ngarkuar pako higjienike kishin gjetur të fshehur katër persona meshkuj shtetas të huaj.
Njësitet kompetente policore janë marr me rastin për procedura të mëtejme sipas ligjeve në fuqi, thuhet në postimin në Facebook të PK-së.






