Build Skills with our trainings

Sign up now!

Krasniqi-Frej: Gatishmëri për të fuqizuar marrëdhëniet bilaterale mes Kosovës dhe Izraelit

Sht 13, 2022

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, me ftesën e ministrit për Bashkëpunim Regjional të Izraelit, Esawi Frej, do të qëndroj në një vizitë zyrtare në Izrael, ku do të realizoj takime me zyrtarë shtetëror nga Izraeli për të diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit në mes të dy shteteve.

Krasniqi, vizitën zyrtare në Izrael e filloi duke u pritur në takim nga ministri për Bashkëpunim Regjional, Esawi Frej.

Gjatë këtij takimi, ministri Krasniqi dhe ministri Frej diskutuan për bashkëpunimit në mes të dy vendeve, raportet e shkëlqyera në mes të Republikës së Kosovës dhe Shtetit të Izraelit si dhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit në fushën e zhvillimit ekonomik lokal dhe qeverisjes lokale.

Ministri Krasniqi, e ka falënderuar ministrin Frej për ndihmën e Shtetit të Izraelit dhënë për popullin e Kosovës duke shprehur mirënjohjen e thellë dhe gatishmërinë për të fuqizuar marrëdhëniet bilaterale.

Gjithashtu, në kuadër të kësaj vizite ministri Krasniqi, ka vizituar Qendrën Përkujtimore të Holokaustit, në nderim të viktimave të gjenocidit famëkeq të shekullit XX, thuhet në komunikatën për media e MAPL-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM