Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kurti pret drejtorin e Civil Rights Defenders, Pettersson, bisedojnë për të drejtat e njeriut në Kosovë

Sht 13, 2022

Të drejtat e njeriut në Kosovë ishin tema e takimit ndërmjet kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, me Anders L. Pettersson, drejtor ekzekutiv i organizatës ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, Civil Rights Defenders.

Kryeministri Kurti ritheksoi se respektimi dhe mbrojtja e të drejtave të njeriut nuk janë vetëm detyrime formale kushtetuese të Qeverisë, por janë edhe thelbi i bindjes filozofike e njerëzore.

Ai e njoftoi Pettersson, me veprimet e ndërmarra nga Qeveria e Republikës së Kosovës lidhur me rritjen e mirëqenies sociale, nëpërmjet rritjes së pagave dhe asistencës sociale, duke veçuar masat e Pakos së përballjes me inflacion.

Gjatë takimit u theksua domosdoshmëria e pavarësisë së gjyqësorit, mediave dhe shoqërisë civile, si dhe gatishmëria për thellimin e bashkëpunimit në fushën e të drejtave të njeriut në të ardhmen, thuhet në komunikatën për media e ZKM-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM