Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur për vizitë zyrtare presidenten e Hungarisë, Katalin Novak me ceremoni shtetërore.
Presidentja Osmani në postimin e saj në Facebook ka thënë se raportet tona me Hungarinë janë të ndërtuara mbi një bazament të fortë historik, të cilat Kosova është e përkushtuar t’i forcojë në përfitim të qytetarëve tanë. Ne biseduam për urgjencën që Bashkimi Evropian të vendosë pro liberalizimit të vizave për Kosovën përgjatë Presidencës Çeke të Këshillit të BE-së, duke kërkuar përkrahjen e vazhdueshme të Hungarisë.
Ishte nder që bashkë me Prindonin të mirëprisnim në Kosovë Presidenten hungareze Katalin Novák së bashku me Zotëriun e Parë të Hungarisë z. Veres Istvan Atta. Me presidenten hungareze e cila po e viziton Kosovën në fillim të mandatit të saj, biseduam për nevojën e mbështetjes së ndërsjellë në kalimin e sfidave të përbashkëta, si dhe avancimin e rrugës euro-atlantike për vendin tonë.
Ritheksova urgjencën që Bashkimi Evropian të vendosë pro liberalizimit të vizave për Kosovën përgjatë Presidencës Çeke të Këshillit të BE-së, duke kërkuar kështu përkrahjen e vazhdueshme të Hungarisë.






