Build Skills with our trainings

Sign up now!

Bogujevci- Rabault: Forcim i bashkëpunimit mes dy Parlamenteve të Kosovës dhe të Francës

Sht 14, 2022

Nënkryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Saranda Bogujevci, gjatë qëndrimit në Francë, zhvilloi sot një takim me nënkryetaren e parë të Asamblesë Kombëtare të Francës, Valérie Rabault.

Në këtë takim të përzemërt, të dy nënkryetaret diskutuan lidhur me zhvillimet aktuale në Kosovë në shumë segmente dhe për perspektivën evropiane të saj.

Nënkryetarja Bogujevci falënderoi homologen franceze për mbështetjen që Franca ka dhënë për Kosovën në kohë dhe rrethana të ndryshme, duke theksuar nevojën e vazhdimit të kësaj mbështetjeje si dhe rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit midis dy parlamenteve respektive.

Bogujevci dhe Rabault u fokusuan në procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës, duke trajtuar po ashtu çështje që lidheshin me të drejtat e njeriut, barazinë gjinore, viktimat e dhunës seksuale, personat e zhdukur me dhunë gjatë luftës e tema të tjera me interes të përbashkët.

Gjatë takimit nënkryetarja Bogujevci shoqërohej nga ambasadori i Republikës së Kosovës në Francë, Mehdi Halimi, thuhet ë komunikatën për media e Kuvendit të Kosovës.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM