Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kurti- Grøndahl: Prezenca e Ambasadës norvegjeze në Kosovë e rëndësishme për zgjerimin e marrëdhënieve bilaterale

Sht 15, 2022

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë, Jens Erik Grøndahl.

Duke e falënderuar për mbështetjen e vazhdueshme të Norvegjisë, kryeministri Kurti theksoi se Norvegjia është partner i rëndësishëm për Republikën e Kosovës.

Ai theksoi se institucionet e Republikës së Kosovës kanë bashkëpunim jashtëzakonisht të mirë me ambasadën norvegjeze në Kosovë, që me projektet e nismat e përbashkëta vazhdon të kontribuojë pozitivisht për zhvillimin e vendit dhe rritjen e mirëqenies së popullit tonë. 

Andaj, në këtë takim u theksua se prezenca e ambasadës norvegjeze në Kosovë është e rëndësishme për vazhdimin e bashkëpunimit të shkëlqyer dhe thellimin e zgjerimin e marrëdhënieve bilaterale mes dy vendeve tona. 

Kryeministri Kurti dhe ambasadori Grøndahl biseduan për përkrahjen e mëtejme të Norvegjisë për Republikën e Kosovës, thuhet në komunikatën për media e ZKM-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM