Build Skills with our trainings

Sign up now!

Policia e Kosovës arreston tre persona të dyshuar për kontrabandim me migrantë

Sht 15, 2022

Policia e Kosovës, me qëllim të parandalimit të aktiviteteve kriminale dhe migrimit ilegal në pikat kufitare, ka hartuar planin operativ “Migrim i parregullt”, referuar të cilit janë shtuar patrullimet dhe vëzhgimet në terren për identifikim dhe arrestim të personave të dyshuar, kryes të veprave penale.

Njësia policore nga policia kufitare Vërmicë – Drejtoria Rajonale Gjakovë, gjatë zbatimit të planit operativ të lartcekur në fshatin Shkozë ka ndaluar dy automjete të dyshuara taksi me targa vendore me drejtues dy të dyshuarit meshkuj kosovarë, të cilat ishin në lëvizje nga drejtimi Vërmicë – Prizren.

Gjatë kontrollit të realizuar ndaj dy automjeteve janë hasur shtatë viktima shtetas egjiptianë dhe një shtetas palestinez, i cili dyshohet se ka qenë i përfshirë në kontrabandimin e tyre.

Me urdhër të prokurorit tre personat e dyshuar, dy meshkuj kosovarë dhe një mashkull palestinez, janë dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa viktimat janë dërguar në njësinë për migrim dhe të huaj për procedurat e mëtutjeshme, thuhet në postimin në Facebook të PK-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM