Ministri i Punëve te Brendshme, Xhelal Sveçla ka deklaruar në konferencën e përbashkët me kryeministrin Albin Kurti, se nga sot janë vendosur në platformë për diskutim publik ProjektLigji për Pagat në Sektorin Publik dhe ProjektLigji për Zyrtarët Publik.
Sveçla në postimin e tij në Facebook ka thënë se për tri javë nga sot, të gjithë do të kanë mundësi të adresojnë çdo koment apo sugjerim lidhur me këto dy projekt-ligje apo pjesë të caktuara të tyre.
“Si Ministri e mirëpresim kontributin e të gjitha palëve të interesit, në mënyrë që këto dy projekt-ligje të ofrojnë më të mirën e mundshme”, ka thënë Sveçla.
Projektligjet i gjeni në vegëzat më poshtë
Projekt Ligji për Pagat në Sektorin Publik:
https://konsultimet.rks-gov.net/viewConsult.php…
Projekt Ligji për Zyrtarët Publik:
https://konsultimet.rks-gov.net/viewConsult.php…






