Build Skills with our trainings

Sign up now!

FSK-së i shtohen edhe 12 kadetë të rinj

Sht 16, 2022

Në Kazermën e FSK-së, “Adem Jashari”, në Prishtinë, u mbajt ceremonia e betimit të dymbëdhjetë kadetëve të rinj të Akademisë së Mbrojtjes së FSK-së, Gjenerata 2026.

Në këtë ceremoni morën pjesë Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, zv.komandanti i FSK-së, gjeneralmajor Enver Cikaqi, zyrtarë dhe ushtarakë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së, si dhe zyrtarë dhe ushtarakë ndërkombëtarë.

Duke uruar kadetët në për këtë ditë të veçantë në jetën e tyre, Ministri Mehaj u theksoi se për katër vitet e ardhshme ata do të përgatiten për karrierë të përsosmërisë profesionale në shërbim të atdheut, si oficer në Ushtrinë e Republikës së Kosovës.

“Nga ju kërkoj që për katër vitet e ardhshme të arrini zhvillimin e duhur ushtarak, fizik dhe moral dhe të formësoheni në udhëheqës me karakter si qëllimi kryesor dhe kjo do të na bëjë të gjithëve shumë të lumtur dhe krenar”, tha me këtë rast Ministri Mehaj.

“Pas katër viteve do të jeni të gatshëm të bashkoheni në stërvitje dhe operacione ndërkombëtare në shërbim të paqes, sigurisë dhe stabilitetit rajonal dhe më gjerë, krah për krah me kolegët tuaj nga forcat partnere”, tha ndër të tjera Ministri Mehaj.

Nga ana e tij, zv.komandanti i QSU-së, kapiten Albian Ajvazi, njoftoi mbi historikun dhe të arriturat e QSU-së dhe synimet për të ardhmen në edukimin e kadetëve të kësaj gjenerate dhe gjeneratave që janë duke ndjekur aktualisht studimet në këtë Qendër, thuhet në komunikatën për media e Ministrisë së Mbrojtjes.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM