Mbrëmë oficerët doganor në Aeroport, kanë realizuar planit operativ “Iphone14” ku edhe kanë arritur që në dy raste të ndryshme të parandalojnë kontrabandimin e dhjetë telefonave të ri të sapo dalë në treg për shitje Iphone 14.
Telefonat janë konfiskuar si dhe ndaj personave përgjegjës janë inicuar procedurat kundërvajtëse, thuhet në komunikatën për media e Doganës së Kosovës.




