Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, e shoqëruar nga Zotëria i Parë, Prindon Sadriu, kanë bërë nderime para arkivolit të Mbretreshës Elizabeth II, në Westminster Hall në Londër, thuhet në faqen zyrtare të Zyrës së Presidentes.
“Sot i kemi bërë nderimet tona LS mbretëreshës së ndjerë para arkivolit te saj të shtrirë në Westminster Hall në Londër.
Ne u bashkohemi kolegëve të tjerë dhe popullit të Mbretërisë së Bashkuar për të nderuar trashëgiminë e saj të një jete të tërë përkushtuar ndaj shërbimit”, ka thënë presidentja Osmani.




