Build Skills with our trainings

Sign up now!

Konjufca dhe koordinatorja e OKB, Spence konfirmojnë gatishmërinë e thellimit të bashkëpunimit

Sht 19, 2022

Kryetari i Kuvendi të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim Koordinatoren e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim në Kosovë (UNKT), Arnhild Spence.

Kryetari Konjufca i shprehu mirënjohje Spence për punën e misionit të Kombeve të Bashkuara, me fokus të veçantë në mbështetjen e progresit dhe zhvillimit të qëndrueshëm në Kosovë.

Ai gjithashtu e njoftoi Koordinatoren e OKB-së me arritjet e deritashme, detyrat, objektivat dhe synimet e kësaj legjislature të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Kryetari Konjufca dhe Spence konfirmuan gatishmërinë e thellimit të bashkëpunimit të ndërsjellë dhe koordinimit sa më efektiv për konsolidimin e demokracisë, zhvillimin e qëndrueshëm, mirëqenien e qytetarëve dhe mbështetjen e reformave integruese, thuhet në komunikatën për media e Kuvendit të Kosovës.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM