Build Skills with our trainings

Sign up now!

Mehaj: Pas 23 vjetëve të formimit të TMK-së, tash kemi një ushtri që na përfaqëson denjësisht

Sht 19, 2022

23 vite më parë ishin formuar Trupat Mbrojtëse të Kosovës si pasardhëse të Ushtrisë Çlirimtare dhe pararendëse të Ushtrisë së Kosovës.

Ministri i Mbrojtes, Armend Mehaj në postimin e tij në Facebook ka thënë se 23 vite nga kur trupat të cilët ishin përgjegjëse për ndalimin dhe zvogëlimin e dëmeve nga katastrofat natyrore janë shndërruar në ushtri të ngritur profesionalisht, e të gatshme në aspektin operacional t’i dalin në ndihmë qytetarëve të vet jo vetëm në rast të katastrofave natyrore por edhe ta mbrojnë çdo pëllëmbë të Republikës së Kosovës, shtetësisë së atdheut tonë ndaj çdo rreziku e kërcënimi.

 

Kemi bërë një rrugë të gjatë plotë sakrifica, por sot kemi një ushtri që denjësisht prezanton të gjitha virtytet e aspiratat e komandantit legjendar Adem Jashari, bashkëluftëtarve të tij e atdhetarëve të tjerë.

 

Kemi edhe shumë rrugë për të bërë, por qëllimi ynë është i qartë, e vullneti ynë është i hekurt.

 

Destinacioni ynë është anëtarësimi në aleancën më të madhe që siguron paqen e stabilitetin, NATO është vendtakimi e pikëvazhdimi i misioneve të përbashkëta me shtetet partnere.

 

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM