Build Skills with our trainings

Sign up now!

Konjufca viziton Lezhën dhe bën nderime te Memoriali i Skënderbeut

Sht 21, 2022

Në vazhdën e vizitës në Shqipëri, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, i shoqëruar nga nënkryetari Bekim Arifi, shefi i kabinetit, Ilir Kërçeli dhe sekretari i Kuvendit, Ismet Krasniqi, vizitoi sot qytetin e Lezhës.

Në Bashkinë e këtij qyteti kryetari Konjufca u prit në një takim të përzemërt nga kryebashkiaku Pjerin Ndreu dhe përfaqësues të tjerë të pushtetit lokal.

Duke e falënderuar kryetarin Ndreu për pritjen, kreu i Kuvendit të Kosovës u shpreh i nderuar që gjendet për vizitë në qytetin historik të besëlidhjes shqiptare dhe tani njëri nga vendet me resurse të veçanta turistike.

Kryebashkiaku Ndreu, nga ana e tij, e njohu kryetarin Konjufca për angazhimet e shtuara, me qëllim të përmirësimit të kushteve për turistët, veçanërisht pushuesit bregdetarë, të cilët, siç u tha, po i japin një hov të madh zhvillimin të turizmit.

Në takim u vlerësua se midis Kosovës dhe Lezhës tashmë është sendërtuar një lidhje e fuqishme, jo vetëm për shkak të vlerave historike që ofron Lezha, por edhe për faktin se bregdeti që shtrihet në këtë zonë vazhdon të mbetet pikë referimi për mijëra qytetarë të Kosovës gjatë sezonit së pushimeve.

Gjatë qëndrimit në Lezhë, kryetari Konjufca vizitoi edhe Memorialin e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut dhe vendosi lule pranë vendvarrimit të heroit kombëtar.

Pas nderimeve, kryetari Glauk Konjufca e konsideroi Lidhjen e Lezhës njërën nga tri ngjarjet më të rëndësishme në historinë e kombit shqiptar, ndërsa Skënderbeun figurën më të rëndësishme përbashkuese për kombin shqiptar.

“Kam kënaqësinë të jem në Lezhë dhe të kemi një mikpritje vëllazërore nga kryetari i Bashkisë. Jemi këtu në njërin prej vendeve historike më të rëndësishme të kombit shqiptar. Kuvendi i Lezhës është njëra ndër tri ngjarjet më të rëndësishme të kombit tonë, ndërsa figura dhe personaliteti i heroit tonë Gjergj Kastrioti Skënderbeu, padyshim që është historikisht më e rëndësishmja për kombin shqiptar. Luftërat e tij të lavdishme por edhe qëndresa e tij madhështore, ndodhen në themel të identitetit dhe vetëdijes sonë kombëtare”, theksoi kryetari Konjufca.

 

“Lezha është një vend shumë i dashur dhe turistik për qytetarët tanë, të cilët vijnë masivisht për pushime dhe këtu gjejnë një mikpritje e cila i frymëzon edhe më shumë për të ardhur në vitet e tjera”, tha kryetari Glauk Konjufca. ​

Kreu i Kuvendit të Kosovës shtoi se krahas historisë, qytetarët e Kosovës me Lezhën i lidhë edhe përditshmëria, thuhet në komunikatën për media e Kuvendit të Kosovës.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM