Ministria e Drejtësisë, njofton se ministrja Albulena Haxhiu, sot ka pritur në vizitë, kryetaren e Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova.
Haxhiu dhe Trendafilova kanë diskutuar për punën e Dhomave të Specializuara, përgjegjësitë e saj, të drejtat e palëve në procedurë, për rolin e Avokatit të Popullit dhe për bashkëpunimin ndërinstitucional, thuhet në postimin në Facebook të MD-së.