Build Skills with our trainings

Sign up now!

Sekuestrohen mbi 6800 kg mjaltë pa dokumentacion, arrestohet një person për tregti të ndaluar

Sht 22, 2022

Policia e Kosovës, konkretisht hetues policor nga rajoni i Ferizajt në bashkërendim me krimet ekonomike, Inspektorë të AUV-it dhe Dogana e Kosovës, kanë realizuar kontrolle në katër lokacione; dy në Ferizaj dhe dy në Han të Elezit, ku është sekuestruar një sasi e mjaltit prej 6820 kg, i cili ka qenë mall pa deklaracion, në vende të ndryshme në sasi të ndryshme dhe pa asnjë mbishkrim.

E gjithë kjo sasi e mjaltit është sekuestruar nga personi i dyshuar me iniciale (S. Th.) që me veprime hetimore dhe dëshmi të siguruara ekziston dyshimi i arsyeshëm se: i dyshuari i lartcekur me iniciale ka kryer veprën penale “Tregtia e Ndaluar’’ sipas kodit penal të Republikës së Kosovës.

Të gjitha veprimet kanë qenë të koordinuara me Prokurorin kompetent në Ferizaj.

Të dyshuarit pas intervistimit, në prezencë të avokatit mbrojtës, caktuar sipas detyrës zyrtare, me Aktvendim i caktohet masa e ndalimit për 48 orë për procedura të mëtejme, thuhet në postimin në Facebook të PK-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM