Ministria e Kulturës bën të ditur se është aprovuar Rregullorja për inventarizimin dhe procesin e përzgjedhjes së trashëgimisë kulturore për mbrojtje.
Rregullorja ka për qëllim të përcaktojë procesin e inventarizimit dhe procesin e përzgjedhjes së aseteve të trashëgimisë kulturore për mbrojtje si dhe të përcaktojë formularët për inventarizim. Formularët janë punuar mbi parimet dhe principet ndërkombëtarë të Icomos, Core, Data, Icom, Unesco dhe Historic England.
Kjo rregullore është përgatitur në bashkëpunim të ngushtë me institucionet dhe përfaqësuesit e komunitetit profesional.
Me miratimin e saj është krijuar bazë e konsoliduar ligjore dhe teknike, në mënyrë që mbrojtja e trashëgimisë sonë kulturore të bëhet mbi parimet profesionale, në frymën e konventave ndërkombëtare. Zbatimi do të trajtohet me prioritet të lartë, thuhet në faqen zyrtare të MKRS-së.
Bashkangjitur gjeni Rregulloren: https://bit.ly/3C2GuMH