Build Skills with our trainings

Sign up now!

MKRS: Titulli “Doctor Honoris Causa” iu dha trajnerit të përfaqësueses së Kosovës në xhudo, Driton Kuka

Sht 23, 2022

Në një ceremoni solemne të organizuar nga Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, sot iu dha titulli “Doctor Honoris Causa” trajnerit dhe selektorit të përfaqësueses së Kosovës në xhudo, Driton Kuka.

Ai u vlerësua për kontributin e dhënë në fushën e sportit, rezultatet e arritura në xhudo në arenën ndërkombëtare dhe kontributin që ka dhënë në afirmimin dhe ngritjen e imazhit të Kosovës në botë.

Kuka është propozuar për këtë çmim nga dekani i Fakultetit të Edukimit Fizik dhe Sportit, prof. asoc. dr. Musa Selimi dhe senati i UP-së, me në krye rektorin, prof. dr. Naser Sahiti, i ka dhënë këtë titull nderi trajnerit.

Në këtë ngjarje e pranishme ishte edhe zëvendësministrja e sportit, Daulina Osmani, rektori i Universitetit të Prishtinës, Naser Sahiti, përfaqësues të institucioneve, kampionët olimpikë dhe personalitete të rëndësishme nga fusha e sportit, thuhet në postimin në Facebook të MKRS-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM