Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, priti në takim, Tamra Greig, e cila është emëruar shefe e zyrës së INL-së, pranë Ambasadës amerikane në Prishtinë. Me këtë rast ministri Sveçla i uroi suksese në detyrën e re.
Ministri Sveçla vuri në pah bashkëpunimin e shkëlqyer me INL, zyra në Prishtinë dhe me SHBA-të, duke i falënderuar për mbështetjen që kanë dhënë për Republikën e Kosovës, në veçanti për institucionet e sundimit të ligjit në Kosovë.
Gjatë takimi ministri Sveçla, e njoftoi Greig për prioritetet e Qeverisë për sundimin e ligjit dhe luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe për këtë ai theksoi se, pavarësisht arritjeve, vendi ynë ende ka nevojë për angazhim, për të cilat nevojitet përkrahja nga partnerët tanë.
Të dy bashkëbiseduesit vlerësuan se bashkëpunimi i mirë mes dy institucioneve, jo vetëm që do të vazhdojë, por edhe do të rritet më tej.
Ndërsa shefja e zyrës së INL-së, Tamra Greig, inkurajoji MPB që të fokusohet në arritjen e qëllimeve afatgjate dhe strategjike, për të cilat shprehu gatishmërinë që të mbështet në këtë drejtim.
Ajo po ashtu falënderoi Kosovën për mbështetjen e ofruar, lidhur me politikat e SHBA-ve, sa i përket çështjes së Ukrainës.
Në fund ministri Sveçla, me rastin e përfundimit të misionit të shefit të kaluar të zyrës së INL-së, Shawn Waddoups e falënderoi për punën dhe angazhimin e tij në Kosovë, njëkohësisht i uroi suksese në detyrat e reja që e presin, thuhet në komunikatën për media e MPB-së.