Build Skills with our trainings

Sign up now!

KOMF prezanton instalacionin për të drejtën e fëmijës në arsim

Sht 24, 2022

Koalicioni i OJQ–ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF prezantoi instalacionin simbolik “Fëmijët në Shkolla”.

Instalacioni kishte për qëllim për të simbolizuar të drejtën e fëmijës në arsim, ku u prezantuan të dhëna dhe fakte rreth dëmeve që ndërprerja e mësimit po shkakton tek fëmijët.
  • 320.000 fëmijë janë jashtë procesit mësimor!
  • 25.000 fëmijë presin të ulen për herë të parë në bankat e shkollës!
  • Mungesa e mësimit dëmton shkathtësitë e të folurit tek fëmijët.
  • Mungesa e mësimit dëmton shëndetin mendor dhe ul vetëbesimin tek fëmijët.
  • Mungesa e mësimit rrit izolimin social të fëmijëve.
  • Mungesa e mësimit rrit mundësinë e braktisjes së shkollimit.
  • Mungesa e mësimit rrit mundësinë e dhunës dhe keqtrajtimit në familje, në komunitet e mes bashkëmoshatareve.
  • Mungesa e procesit mësimor shkakton çrregullim të rutinës ditore të fëmijëve.
  • Koha që fëmijët shpenzojnë në telefon, televizor apo video lojëra, rritet me mbi 5 orë në ditë.
  • Mungesa e mësimit krijon çrregullim të metabolizmit tek fëmijët, pasivitet fizik, ushqyerje të pakontrolluar dhe mbipeshë.
  • Mungesa e procesit mësimor zbeh integritetin dhe autoritetin e shkollës dhe mësimdhënësit si institucion.
  • Mungesa e procesit mësimor rrit nivelin e stresit tek prindërit dhe rrit shpenzimet familjare.
  • Mungesa e mësimit rrezikon qëndrueshmërinë financiare të familjes, duke rritur mundësitë e humbjes së vendit të punës së prindërve.
  • Mungesa e mësimit rrit mundësinë e përfshirjes së fëmijëve në forma të rënda të punës, përfshirë punën në rrugë.
  • Mungesa e procesit mësimor, rrit pabarazitë mes fëmijëve.
  • Mungesa e mësimit rëndon gjendjen e fëmijëve me aftësi të kufizuara dhe krijon regres të madh në zhvillimin e tyre.
  • Deri tani: 17 ditë dhe 4.208 orë mësimi të humbura!
  • Deri tani: Rreth 12% e plan-programit kurrikular, është humbur!

Duke qenë se e drejta për arsim është e drejtë themelore e mbrojtur me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, KOMF konsideron se në situatën e krijuar duhet të veprohet me urgjencë, për të rikthyer fëmijët në bankat e shkollës. Ndërprerja e procesit mësimor po shkakton çdo ditë dëme tek fëmijët, thuhet në komunikatën për media e KOMF-it.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM