Në vazhdën e fuqizimit të bashkëpunimit mes Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit dhe Odës së Hotelierisë dhe Turizmit, janë nënshkruar marrëveshjet për fillimin e pilotimit të arsimit dual mes shkollës profesionale “7 shtatori” në Prishtinë dhe bizneseve hoteliere “Swiss Diamond”, “Sirius” dhe resorti “Holiday”.
Ministria e Arsimit përgëzon nxënësit, bizneset dhe shkollën për marrëveshjet duke ju dëshiruar zbatim të suksesshëm.
MAShTI inkurajon bizneset nga sektori i hotelerisë dhe sektorët tjerë t’i bashkangjiten kësaj inciative, thuhet në postimin në Facebook të MAShTI-t.