Ministri i Mbrojtjes, Armend Mahj ka njoftuar se regjimenti i parë i Komandës së Forcave Tokësore të Forcës së Sigurisë së Kosovës ka realizuar ushtrimin fushor “Iron Platoon” në Babaj të Bokës në Gjakovë.
Mehaj në postimin e tij në Facebook ka thënë se qëllimi i ushtrimit ka qenë trajnimi i togjeve të Kompanisë 1B në skenare të ndryshme luftarake në nivel togu me municion real (Live Fire Exercise LFX-Platoon Level), ku pjesëmarrësit patën mundësinë të praktikojnë detyrat e sulmit në objektiv në nivel togu dhe togu i këmbësorisë në mbrojtje.
Ushtrimi u realizua në kuadër të planit vjetor të trajnimeve, ku togjet treguan përformancë të shkëlqyer në ekzekutimin e misionit dhe detyrave të planifikuara në përputhje me standardet doktrinore në fuqi.