Build Skills with our trainings

Sign up now!

LVV: Kurti fton anëtarët të zgjedhin udhëheqjen dhe strukturat e reja për 4 vitet e ardhshme

Sht 25, 2022

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje! njëherit edhe kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pas votimit në procesin e zgjedhjeve të brendshme të Lëvizjes ka ftuar të gjithë anëtarët që ta ushtrojnë të drejtën e tyre për të zgjedhur udhëheqje të mira dhe struktura të reja për 4 vjetët e ardhshme.

“Është ditë e demokracisë në Lëvizjen VETËVENDOSJE! për shkak se i kemi zgjedhjet e brendshme dhe secili anëtarë i subjektit tonë politik mund dhe duhet të dëgjohet. Në qendra të Lëvizjes VETËVENDOSJE! mbahen zgjedhjet për Kryetar të Lëvizjes, për Kryetare të strukturës së re “Gratë për VETËVENDOSJE!”, për strukturën po ashtu të re “Rinia për VETËVENDOSJE!,” por gjithashtu edhe për nivelet e qendrave në 26 sosh.Viti 2022 është vit i zgjedhjeve.

 

Le të bëhemi më të mirë se vetja. Gratë votojnë për gratë, të rinjtë votojnë për rininë, të gjithë votojmë për VETËVENDOSJE!-n. Përcaktohemi për udhëheqje progresiste për katër vjetët e ardhshme: përveçse për kryetar të LVV, kësaj radhe edhe për kryetare të GVV e kryetar të RVV. Gjithandej Kosovës dhe në mërgatë, në gjithsej 43 qendra, sot mbahen zgjedhje të brendshme demokratike në Lëvizjen tonë të gjerë. I ftoj të gjitha anëtaret dhe anëtarët të votojnë. Urime!”, tha kryetari Kurti.

Ai po ashtu theksoi se me këto struktura të reja, ne synojmë që në kuadër të drejtimit tonë progresist ta bëjmë një organizatë edhe më të fuqishme.

Në kuadër të zgjedhjeve të brendshme në Lëvizjen Vetëvendosje! sivjet për herë të parë votojnë edhe për udhëheqjen e organizatës së re ‘’Gratë për Vetëvendosje!’’.

‘’Ftoj të gjithë anëtarët që të shfrytezojnë këtë të drejtë dhe të bëhen pjesë e vendimarrjes, për të vendosur jo vetëm për lëvizjen por edhe për vendin përmes votimit të tyre në organizatën politike më të madhe në vend’’, tha kandidatja për kryetare të organizatës Gratë Për Vetëvendosje! njëherit ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu pas procesit të votimit në kuadër të zgjedhjeve në LVV.

Ajo ndër të tjera deklaroi se sivjet për herë të parë po themelojmë edhe organizatë atë të rinisë dhe gruas. Përmes organizatës së gruas, do të çojmë në një nivel tjetër betejën tonë për barazi shoqërore e gjinore, thuhet në postimin në Facebook të LVV-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM