Manifesta 14 njofton se Petrit Halilaj i kupton ekspozitat si një mënyrë për të ndryshuar rrjedhën e historive personale dhe kolektive, duke krijuar botë komplekse krijojnë hapësirë për liri, dëshirë, intimitet dhe identitet.
Kur Hoteli Grand në Prishtinë hapi dyert më 1978, e transformoi atë që dikur ishte fundi i qytetit në qendër të re të gjallërishme. Ndonëse pesë yjet i janë hequr një nga një gjatë viteve dhe dritat në logon e saj ikonike janë fikur, njerëzit në Prishtinë ende sillen rreth Grandit si toka rreth diellit.
Për kontributin e tij në Manifesta 14 Prishtinë, Petrit Halilaj e ka transformuar përkohësisht logon e errësuar në majë të hotelit në thirrje poetike për bashkëbanorët: “Kur dielli të ikë, do ta pikturojmë qiellin”, thuhet në postimin në Facebook të Manifesta 14 Prishtina.
Petrit Halilaj When the sun goes away we paint the sky, 2022, © Petrit Halilaj Photo – 2, 5: Hana Agimi, Yll Çitaku 3,4: Majlinda Hoxha 6: Arton Krasniqi 7: Atdhe Mulla